Milani e nis aty ku e la sezonin e shkuar, shkelqen Giroud

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Milanit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, kuqezinjtë kanë zhvilluar takimin e parë miqësor përballë Kolnit në Gjermani.

Skuadra e Piolit ka arritur të fitoj këtë takim me rezultatin 2-1 duke marrë edhe fitoren e parë sezonale edhe pse në një takim miqësor. Milani i ka shënuar të dy golat në pjesën e parë të takimit me anë të sulmuesit francez Oliver Giroud.

35-vjecari shënoi fillimisht në minutën e 16-të dhe vulosi dopietën e tij personale në minutën e 36-të. Ndërkohë skuadra e Kolnit arriti të shënonte vetëm në minutët e 86-të me anë të Dietz.

Milani duket në formë edhe për këtë sezon dhe duket se do të jetë një ndër pretendentët kryesor për fitimin e titullit.

Zjarr Tv Ad