Investimet në Librazhd, Balla: Rrjeti i ri ul me 90% shansin për defekte

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan punimet pranë fshatit Funarës.
Balla tha se defekte dhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara, por jemi duke investuar në çdo cep të Shqipërisë me rrjetin më të mirë të shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë që defektet të jenë të rralla dhe koha e riparimit më e shpejtë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm për transformimin e vazhdueshëm të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Bashkinë Librazhd. Bëhet fjalë për një rrjet të qëndrueshëm që ul me 90% shansin për defekte dhe kohën për riparimin e tyre.
Problemet që u shkaktuan nga moti i keq u adresuan menjëherë dhe tashmë riparimi i defekteve është drejt fundit. Por problemet për shkak të motit të keq dhe stuhive ndodhin edhe në vende të zhvilluara .”

Zjarr Tv Ad