Fitorja e Kurtit në Kosovë/ Analisti për ‘Deutsche Welle’:Kohë më të vështira për Serbinë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Imazhi i Kurtit si negociator i ashpër për Serbinë është theksuar shpesh në analizat e publikuara në Serbi. Mund të thuhet se udhëheqësi i “Vetëvendosjes” e bëri të qartë këtë me deklaratën e tij se dialogu me Beogradin është në vendin e pestë ose të gjashtë për nga rëndësia. Me këtë ai synon të justifikojë imazhin e tij edhe në kryeqytetin serb. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se deklaratat e Albin Kurtit që dialogu me Beogradin nuk është prioritet, nuk janë të habitshme, por janë “për keqardhje”.
“Kjo tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike në Prishtinë. Unë besoj se dialogu është mënyra e vetme për të rënë dakord mbi normalizimin e marrëdhënieve midis të dy palëve, për përparim dhe stabilitet. Në fund të fundit, Prishtina nuk ka një perspektivë të veçantë pa dialog, sepse më shumë se gjysma e vendeve në botë nuk e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, thotë kryeministrja e Serbisë.
Ana Brnabiq foli edhe për deklaratën e Kurtit se nevojitet një pjesëmarrje më e madhe e SHBA në dialog, duke theksuar se “Kurti ishte i pari kundër Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se Serbia nuk i ndryshon deklaratat e saj çdo ditë”. Zëvendëskryeministrja Zorana Mihajloviq tha se udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tmerrësisht gabon nëse mendon se mund t’i japë leksione Serbisë se çfarë lloj politike, veçanërisht të jashtme, duhet të ndjekë ajo. Kjo nuk është rruga për arritjen e ndonjë rezultati në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Autoritetet serbe komentuan edhe suksesin e Listës Serbe, e cila fitoi të dhjetë vendet e rezervuara për përfaqësuesit serbë, me pothuajse 100 përqind të votave. Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq tha se populli serb atje ka votuar “në përputhje me ftesën e vendit të tij dhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe gati unanimisht e mbështeti Listën Serbe”.
“Uniteti serb fitoi edhe një herë, megjithë fshirjen e votuesve nga listat e votimit, zvogëlimit të numrit të vendvotimeve dhe provokimeve politike, në veçanti atyre të Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit” – tha Petkoviq.

Zjarr Tv Ad