Përjashtimi që Lulzim Basha i bëri liderit historik Sali Berisha nga PD, po rezulton shumë i gabuar, sepse mbështetësit e PD-së i kanë dalë kundër, por edhe analistët dhe mediat të cilët e kanë përkahur gjatë vitet që ka qenë opozitë.
Një ndër personazhet e njohur televiziv që i ka dalë kundër Bashës, është edhe Cim Peka, i cili ditën e sotme përmes një statusi në Facebook e ka thumbuar ashpër bashën kur shkruan se Fitim Zekthi ia ka rregulluar punet me Erdoganin, Gjekmarkaj me Vatikanin, Grida Duma me “Rrugen e Elbasanit”, ndërsa Basha vetë akoma nuk i ka rregulluar punët me votuesie PD-së.
Statusi i plotë:
Fitimi ja rregullon punet me Erdoganin, Gjekmarkaj me Vatikanin, Grida me “Rrugen e Elbasanit”, vetem nje qe ti rregulloje punet me votuesit e PD nuk po gjen. Dhe ate qe e kishte e mashtroi dhe e shiti. Nuk ka beteje Basha vs Berisha or budallenje. Ka beteje per mbijetese te demokrateve perballe regjimit te Rames me oligarke, krim, e diplomate te kapur ose ne sherbim te atyre qe ju kane promovuar karrieren. Nick Muzini nuk e ben dot kete beteje. Dhe sa here demokratet jane ne beteje per mbijetese e ringritje, dine se ku te drejtohen. Ps: Per te gjithe ata qe flasin per llogari te Lulit, se, Berisha po e ben per vete, i pergenjeshtron vete Luli kur flet nen ze dhe ne grup: Une dhe ambasadorja i ofruam marreveshje qe te largohej pa zhurme, ne rast te kundert….. Pikerisht kjo oferte e riktheu ne beteje Sali Berishen. Per PD, jo per vete. Atehere kur kryetari i PD i tha qe une bej pazar. A eshte beteje e veshtire per PD? Shume. A ka rruge tjeter? Jo. Prandaj kush do te beje opozite, te filloj te beje plane pa Lulin, kush do te beje pazar te shkoj direkt tek Rama se eshte me doreleshuar!