Ironia e fatit, viktima Gledis Kraja gjeti armën dhe ia dha shokut të ngushtë, ai zbrazi gabimisht drejt tij 14 plumba

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Del një tjetër detaj i ri nga vrasja e Gledis Krajës në Shkodër, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij Stjuart Smakaj, teksa ky i fundit ka shtënë drejt pronarit të një mobilerie, që e kishte dërguar porosinë mangut.

Bëhet me dije se armën e krimit me të cilën është vrarë Kraja, ia kishte dhënë vetë ai mikut të tij për t’u mbrojtur.

Gledis Kraja, ka gjetur një armë dhe ja ka dhenë Stjuart Smakaj, i cili nga kati i dytë ka qëlluar plot 18 herë në drejtim të puntorëve. Por si për ironi të fatit 14 plumbat kanë goditur shokun e tij të ngushtë, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Fillimisht sherri ka nisur për parkimin dhe më pas ka agravuar pasi ata kanë parë që mungonin dy karrige, në porosinë e bërë.

Zjarr Tv Ad