Ironia e Klodian Tomorrit: Tani do fillojë tallashi për popullin/ Arritja e madhe e Shqipërisë, vendi më i emancipuar në botë me 70 përqind të qeverisë gra…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar lidhur me qeverinë e re, ku më së shumti dominojnë gratë, duke shkruar; “ Tani do filloje tallashi per popullin. Ne media do gjeni keto dite shume shkrime per arritjen e madhe te Shqiperise si vendi me i emancipuar ne bote me 70 per qind te qeverise gra”.

Postimi:

 “Tani do filloje tallashi per popullin. Ne media do gjeni keto dite shume shkrime per arritjen e madhe te Shqiperise si vendi me i emancipuar ne bote me 70 per qind te qeverise gra.

Analiste dhe ojf-iste te pavarur do ta quajne kete arritjen me te madhe te Shqiperise qe nga koha kur Ismail Qemali ngriti flamurin ne Vlore. Nderkohe vete qeveria do te kape disa lajme ne CNN, BBC, etj per kete sukses historik.

Por pas tallashit do jete business as usual. Tendera, koncesione, tjetersim i prones publike me natyre femerore. Firma grash mbi ligje, vendime apo urdhera qe vrasin konkurrencen dhe tregun e lire.

Por varja ketyre. Se fundja keto jane te parendesishme. Mjafton qe te kemi rekordin boteror te qeverisjes me me shume gra”.

Zjarr Tv Ad