Ylli DYLGJERI/ 12 gratë e Ramës…

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli DYLGJERI 

Qeveria e re shqiptare theu sot një rekord botëror. Doli e para për numrin më të madh të grave në qeveri. Rekord që deri më tash e mbante Spanja…

Kur shoh sot 12 gratë e Qeverisë Rama, me kujtohen reformat emancipuese që bënim ne BRPSH, në kohën e Partisë së Punës. Duhet të kujtoheshin fjalimet e udhëheqësit në përvjetoret e tyre. Bëhej fjalë për rikujtimin fjalës së Enver Hoxhës për luftën ndaj fesë e zakoneve prapanike(1967)…

Jemi në fillimin e viteve 80-të.

Kudo në Komitetet e Partisë kishin shpërthyer format e metodat e reja për emancipim e gruas ne shoqëri. Sllogani ishte: “Gruaja forcë e madhe”. Në krye sigurisht ishte Rinia.

Mu dha detyra dhe mua të shkoj në fshatrat e Jugut, në labëri, me një ekip rinie. Na ftuan si të deleguar në fshatrat e lumit të Vlorës.

Në një familje kishte vdekur një pjestar dhe familja tani meqë duheshin forma të reja për të ngushëlluar, priste e përcillte fshatin në një dhomë të vetme. Bashkë burra e gra në një vend. Në një qoshe rrinte plaku i shtëpisë e në qoshene tjeter rrinte plaka. Por ajo që binte

në sy ishte se muhabetin me vizitorët e mbante plaka. Pra gruaja e kish marrë drejtimin.

Nashi – tha plaka, janë të drejtat

e barabarta. Nashi, pas fjalës

së Komandantit, nuk ka te flasin burrat e të dëgjojnë gratë! Jemi njësoj. Nuk ka dallim….Të flasë burri e të punojë gruaja! Etj, etj.

Por, plaku ne qoshen tjeter ishte

nxire. Priste te mbaronte plaka

e ta merrte fjalën. Po turperohej nga miqte. Nuk pyeste per skenarin emancipues. Pret e

pret e nderhyn me zë të lartë:

Mbarove plakëëë?

Po – ja kthen plaka me zë të ulët.

Dhe ngre pak kemben dhe ben një pordhë në dhomë! Ra qetësi varri…Me pas e merr prap fjalën: E dëgjove plake?

Po….ja kthen ajo.

Meqë janë të drejtat e barabarta, bëne edhe Ti nashi!

Plasi gazi… Morti u bë estradë.

Plaku sërisht i tregoi vendin plakês me gjestin.

E tregova kete ngjarje te viteve

te largta per tju thene se edhe

12 grate e Rames në qeveri,

do të mbajnë muhabetin. Do

te mbajne fjalime e do te bejne reforma.

Sa do dëgjojme prej tyre…Por

ne fund, plaku Rame do pjerdhi

si gjithnjë.

Fasada eshte emancipim.

Zjarr Tv Ad