Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë një status ironik lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Në postimin e tij ai i ka “vendosur” targën qeverisë së drejtuar nga Rama.
“Rruaj Ç’të Rruajme çdo minute. kjo eshte targa e Rames dhe rilindjes, pra rruaj c’ te dale nga qindra milione deri tek leku me i fundit”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
RR- Ç- RR, (Rruaj Ç’të Rruajme), targa e Rames dhe Rilindjes!
Rruaj Ç’të Rruajme çdo minute kjo eshte targa e Rames dhe rilindjes, pra rruaj c’ te dale nga qindra milione deri tek leku me i fundit.
RR Ç RR, kur rrembejne 430 milion euro me inceneratoret e plehrave.
RR Ç RR, kur i verviten Kalase se Tepelenes dhe hedhin 4 milion euro se Ali Pasha e ndertoi keq.
RR Ç RR, kur japin tendera sekrete me dhjete fishin e çmimit dhe me 99.99% te çmimit.
RR Ç RR, kur kilometrin e rruges e bejne dhjete here me shtrenjte se Europa dhe Amerika.
RR Ç RR, kur vjedhin qindra milion euro me energjine elektrike.
RR Ç RR, kur harxhojne miliona me satelite!
RR Ç RR, kur paguajne qindra milion euro per anijet nga Bangladeshi, kur energji elektrike prodhojme me bollek ne vend, qe na del e tepron!
RR Ç RR, kur vidhen qindra milion me Koncesione e PPP.
RR Ç RR, kur vjedhin edhe ushqimin ne jetimore.
RR Ç RR kur paguajne nje kenge per Edi Ramen 23 milin leke.
RR Ç RR kur vjedhin edhe per kolltuqe zyrash e per krevat dopio ne zyra.
RR Ç RR kur vjedhin edhe per operacione kozmetike me parate e shqiptareve.
E shihni vetem RR Ç RR jane keta.
#RRÇRR RILINDJA