Ironia e Ylli Manjanit: U kërkoj falje atyre që kanë votuar PD-në, po me këto që po na shohin sytë, shyqyr që nuk i fituan zgjedhjet!

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Ylli Manjani ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike. Ai shkruan se “me ato që po na shohin sytë”, më mirë që kjo forcë politike nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i Ylli MANJANI : 

“I kërkoj ndjesë çdokujt në këtë komunikim, që ka votuar PD në zgjedhjet e fundit, për këtë mendim që do them.

Po me këtë që po na shohin sytë e dëgjojnë veshët, shqyqyr që nuk paskan fituar zgjedhjet këta! 

Këta qënkan edhe më keq se Ai që qeveris. Nuk pranojnë mendim e fjalë të lirë; marrin e mbështesin vendime abuzive; merren me thashetheme pa fakte; mashtrojnë pa kufinj; shantazhohen fare cheap; gëzohen kur humbin zgjedhjet… etj, etj…

Çfarë duhet më për të kuptuar që skanë shans për të qeverisur?!

Por Shqiptarët në rezultante vijojnë të jenë të mençur, pavarësisht bashkjetesës me të keqen, për të cilën vijoj të jem kritik.

Fshati që duket nuk do kallauz, jo”.

Zjarr Tv Ad