IRONIA/ Gazeta prestigjoze austriake, ‘Der Standard’: Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta e njohur austriake, Der Standard, ka publikuar së fundmi një reportazh nga Tirana, që këtë vit do jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Por që në titull, gazeta pikas paradoksin.

“Tiranës, kryeqytetit të rinisë, po i ikën rinia,” shkruan gazetarja Antonia Ruth.

Sipas saj, gjenerata e re e do integrimin evropian, por udhëheqja politike e vendit nuk e çon vendin para.

Shkrimi nis me një përshkrim të Piramidës, e cila pritet të kthehet në qendër rinore.

Gazetarja thekson më tej se edhe punimet për rikonstruksionin e Piramidës nuk duket se po ecin me ritëm.

Më tej ajo ndalet te emigracioni, duke theksuar se kjo është sfida më e madhe e vendit.

“Emigrimi në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha për vendin: vetëm nga viti 2008 deri në vitin 2018, mbi 1 milion shqiptarë emigruan në BE- 2.8 milionë njerëz jetojnë ende në këtë vend”.

Të rinjtë po largohen dhe nuk po kthehen pasi mungon perspektiva.

“Përveç kësaj, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur kohët e fundit. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe është vend kandidat që nga viti 201. Në mars të vitit të shkuar, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së thanë dritën jeshile për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë mbetet e paqartë se kur do të fillojnë realisht negociatat”, thekson gazeta.

Zjarr Tv Ad