Ish-deputeti i PS-së u shpall ‘non-grata’, Alibeaj iu drejtohet socialistëve dhe plas deklaratën e fortë në mes të Kuvendit

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar maxhorancës të mbajë një qëndrim në lidhje me ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi.

Ai theksoi se ky është një rast ku përgjegjësia është e të gjithëve, pasi bëhet fjalë për qeverisjen e shqiptarëve.

Deklarata e Alibeajs:

“Këtu nuk flet askush për të shpallurit non-grata nga DASH, nuk ka asnjë qëndrim. Përgjegjësinë më të madhe personale duhet ta mbajë kryeministri. Çfarë qëndrimi mbani ndaj vendimeve të DASH për përcaktimin e personave politikë ‘non-grata’? Cili është standardi politik që ju do të vendosni?

Çfarë mendoni për atë së çfarë është vendosur si justifikim, keni ju një opinion? Nuk mund ta mbani kokën ulur në telefona, duhet ta gjeni kurajën, çfarë do bëni do prisni sa të vijë ai? Autonominë tuaj njerëzore duhet ta nxirrni. Nuk është përgjegjësi individuale, por publike e të gjithëve sepse bëhet fjalë për ta se çfarë është fati qeverisjes së shqiptarëve. Dilni flisni, shikoji shqiptarët në sy dhe merrni masat tuaja”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad