Ish-deputeti “plas bombën”: 4-5 ish-ministra të PS dhe PD do bien në prang

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi është shprehur ditën e sotme në Top Talk se gjatë verës do t’i vihen prangat 4-5 ish-ministrave.

Sipas tij Rama do të formojë qeveri të re dhe disa nga ministrat që do të bëhen “ish-ministra” do të prangosen.

Murrizi tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pasi Kuvendi nuk është i gatshëm për një gjë të tillë.

Murrizi: Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse nuk ja arrijnë dot. Ka edhe 2 ose tre seanca dhe hapet të hënën e parë të shtatorit. Deri në shtator do te ketë edhe lajme do të hyjnë nja 4-5 ish-ministra në burg, nja tre i kemi në procese penale. Do të hyjnë në burg ish-ministra të qeverisjes së PD-së dhe dy ish-ministra të PS-së që i është komunikuar edhe akuza për çfarë. Rama mund ta ndryshojë tani shpejt qeverinë dhe mund të bëhen ish-ministra. Mediu është në proces gjykimi dhe sa kohë që kam parë kërkesën e prokurorit dhe të gjyqtarit, por do të hapen edhe çështje të tjera.

Zjarr Tv Ad