Ish-deputeti Rakipi “non grata”, shpërthen keq Tabaku: Ka djalin e dhëndrin në parlament

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar shpalljen non grada të ish deputetit Aqif Rakipi. Tabaku u shpreh se Partia Socialiste ka përfituar vota në Tiranë nga ish-deputeti Rakipi. Ajo shtoi se Rakipi ka në parlament djalin dhe dhëndrin e tij, ç’ka sipas saj dëshmon se në kryeqytet ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor nga ana e Aqif Rakipit.

Komenti i Tabakut:

“Ngjarja e parë lidhet me shpalljen non-grata dhe me ngrirjen e llogarive të një personi pranë PS-së. Unë besoj që nuk kam nevojë ta përshkruaj se kush është ish-deputeti i cili sot ka djalin dhe dhëndrin e tij në Parlamentin e Shqipërisë por e rëndësishme është që PS ka marrë ky individ 6.9 përqind të votave në qytetin e Tiranës. Që do të thotë se ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor në Tiranë dhe Elbasan, pikërisht nga ky person. Ministri përmendi raportin e OSBE-ODIHR. Unë këtë kam shqetësim. Përdorimin e grupeve kriminale për zgjedhjet, siç është bërë në raportin e DASH.“-shprehet ajo.

Zjarr Tv Ad