Ish-deputeti: Saimir Tahiri është i sëmurë rëndë, Koka dhe Bllako të kontrollojnë ushqimin në qeli

0
280
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, Avokati, Maks Haxhia duke dale nga Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pasi SPAK ka kerkuar te njejtin denim me nga 12 vite burg per Tahirin dhe Jaeld Celen. Tahiri do te gjykohet per veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkepunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale". /r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri, Lawyer, Maks Haxhia leaving the Special Court of Appeals against Corruption and Organized Crime. He will be tried from the beginning for the criminal offenses "Drug trafficking", in collaboration, "Structured criminal group", "Committing criminal offenses by a criminal organization".
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi, që i është bashkuar ditën e djeshme protestës poshtë banesës së kreut të PD-së, Sali Berisha, tha se ka të dhëna se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke hedhur dyshime se çfarë mund t’i ketë ndodhur në burg. Maliqi që mbajti edhe postin e nëndrejtorit të Burgjeve disa vite më parë, paralajmëroi edhe Lefter Kokën apo Alqi Bllakon, të burgosur me akuzat për aferën e inceneratorëve, që të ruhen se çfarë ushqimi konsumojnë në burg.

“Ka të dhëna të fundit që duhen verifikuar, ka të dhëna që Ahmetaj shpëtoi nga jeta kurse për Tahirin që është i sëmurë rëndë, kushedi çfarë i ka bërë në burg dy vjet apo tre vjet. Siç ju ka bërë gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Prandaj e paralajmëroj dhe e kam thënë në gjithë rrjetet sociale, edhe për Lefter Kokën, Alqi Bllakon por edhe për të tjerë, të ruhen. Të kontrollojnë ushqimin. Se ç’nuk ndodh me këta. Çfarë mund të thuash për sigurinë kombëtare? Shikoni si është sofistikuar krimi. I patë Bajret? Gokajt? I keni parë të tjerët, oligarkë e banditë? Janë pasuruar dhe janë kthyer në firma ndërtimi. Në vrasës me pagesë, jo vetëm të elementëve të kundërshtarëve politikë por edhe të atyre të votës së lirë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe duke blerë votat. Imagjino ku ka arritur krimi në Shqipëri.” – tha Maliqi.

Zjarr Tv Ad