Ish-deputeti socialist dhe gazetari i njohur zgjidhet drejtor i RTSH-së

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Alfred Peza është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enri Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Ish-deputeti dhe sekretari për mediat i Partisë Socialiste, njëkohsisht pronari i një portali online, Peza është zgjedhur me 9 vota.

Pas shpalosjes së platformës nga kandidatët, Këshilli Drejtues me votim të fshehtë zgjodhën Alfred Pezës si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Posti i drejtorit të RTSH-së mbeti vakant pas arrestimit të Thoma Gëllçit për korrupsion me tendera. Me largimin e tij, nga viti 2021 këtë post e drejtori Enkelejd Joti, deri në prill të 2023, kur dha dorëheqjen për t’u emëruar si zëvendës-ministër i Mbrojtjes.

Zjarr Tv Ad