Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë plas deklararën e fortë: Ervis Martinaj është gjallë dhe ka bër marrveshje me kundërshtarët për…

0
806
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin e sotëm të “Në shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala, po trajtohet zhdukja e Ervis Martinaj.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në studio ka sjellë në vëmendje një nga skenarët se si mund të qëndrojë e vërteta.

Ai është shprehur që pasi Martinaj ka humbur gjithçka, ka bërë një marrëveshje me grupet kundërshtare, që të zhduket për sa kohë ka institucionet pas vetes.

Variant ky i cili është hedhur poshtë nga gazetari Eni Ferhati, i cili u shpreh se mendon që Martinaj ka inskenuar zhdukjen e tij, por jo se për diçka të tillë ka marrë edhe “bekimin” e kundërshtarëve.

Prençi: Pasi humbi shumë ushtarë pranoi humbjen dhe bëri kompromis me kundërshtarët që për sa kohë kam mbi krye shtetin ju më lini të lirë.

Ferhati: Agresioni i kundërshtarëve të Ervis Martinaj ka qenë aq i ashpër saqë nuk mund të ndodhë që një ditë të bukur ti thonë largohu e ta lënë të lirë. Ndoshta më shumë mund të mendohet një inskenim por jo me miratim të palës kundërshtare, kishte konflikte me të paktën 3 grupe

Prençi: Që nga masakra në Fushë Krujë e Milot, kishte negociata dhe koha do ta provojë, një nga versionet nga biseda me personazhe që kanë njohuri me të, nuk ka shkuar vetëm, Ervis Martinaj të bënte negociata, por njihen këto marrëveshje pasi ai kishte humbur gjithçka, kishte humbur skuadrën. Unë e konsideroj si version pasi nëse do ishte vetëm varianti i rrëmbimit apo eliminimit, një gjurmë do të ishte lënë. Kemi pasur dy betime, edhe nga ish drejtori edhe nga drejtori i ri se jemi në rrugë të mbarë.

Zjarr Tv Ad