Ish-drejtuesi i policisë: Policët e patrullës duhet të jenë me shkollë të lartë, nuk kanë komunikim

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besnik Shehu, ish-drejtues i policisë sugjeron se efektivët e patrullave duhet të jenë me arsim të lartë.

I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, Shehu tha komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe një nga problematikat e policëve të patrullës.

“Ka ardhur koha që policët e patrullës të jenë me shkollë të lartë. Unë kam parë jashtë që ishim me shkollë të lartë dhe dilnin bënin patrullë, pa e pasur problem fare.

Nuk mundet të kemi punonjës policie me shkollë të mesme që i kërkon llogari në rrugë një qytetari që mund të jetë edhe doktor shkencash. Aq më tepër që t’i ke një gamë të gjerë publiku që komunikon.

Është shumë i rëndësishëm komunikimi. Nuk e ka këtë sjellje një njeri që ka shkollë të lartë. Një punonjës policie që është me shkollë të mesme ai mund ta bëjë,” u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad