Kreu i Nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha në News24 se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.
Në një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.
“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij.
Lulzim Basha, i ftuar në emisionin ‘Log’ në News24 mbrëmjen e së premtes, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë.
“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.