Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Për të disatën herë tashmë nga vendosja e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, simpatizantët vijojnë të mblidhen poshtë banesës së tij.
Edhe mbrëmjen e 5 Janarit, dhjetra mbështetës janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.
Mësohet se këto grumbullime do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në vazhdim, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO ndaj Berishës.
Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim.
Pjesë e grumbullimeve të mëparshme ka qenë edhe e bija e Berishës, Argita Malltezi.