Ish-kryeministri Berisha në arrest shtëpie, mbështetësit e tij mblidhen sërish poshtë banesës së tij

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të disatën herë tashmë nga vendosja e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, simpatizantët vijojnë të mblidhen poshtë banesës së tij.

Edhe mbrëmjen e 5 Janarit, dhjetra mbështetës janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”.

Mësohet se këto grumbullime do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në vazhdim, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO ndaj Berishës.

Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim.

Pjesë e grumbullimeve të mëparshme ka qenë edhe e bija e Berishës, Argita Malltezi.

Zjarr Tv Ad