Ish mesfushori i Tiranës zyrtarizohet tek skuadra e re, Ukrainasit kërkojnë futbollistin tjetër bardheblu

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish mesfushori i Tiranës Ennur Totre është zyrtarisht futbollist i Vorskla Poltava. Futbollisti 25 vjecar ka firmosur për tre vite me skuadrën ukainase, ndërkohë Trana do të përfitoj rreth 250 mijë euro nga ky transferim.

Futbollisti dhe klubi falenderuan njeri-tjetrin në rrjetet sociale me futbollistin që bëri këtë postim pas largimit nga kryeqyteti: “Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit  Ju uroj shumë suksese në vazhdim Forca Tirona”.

Nga ana tjetër edhe klubi e falenderoi futbollistin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej:

“Faleminderit Ennur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar.

Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë.”

Megjithatë klubi i ri i Totre nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, ukrainasit kërkojnë të nënshkruajnë edhe me një tjetër fubollist të Tiranës pikërisht Ardit Tolin. Ky i fundit nuk pranoi të stërvitej me skuadrën dhe nuk ishte pjesë e Kupave të Europës pasi situate mes tij dhe klubit ishte e tensionuar. Megjithse futbollisti e ka arritur tashmë një marrveshje me Vorskla Poltavan, zyrtarizimi nuk është bërë ende. Pengesë për këtë është bërë Skuadra e Tiranës që kërkon të paktën 150 mijë euro për ta lënë të lirë futbollistin. Deri sa kjo cështje të zgjidhet e ardhmja e Tolit do të mbetet në ajër.

Zjarr Tv Ad