Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për nismën e ndërmarrë nga disa qytetarë, për një peticion online kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën më pas pritet ta dërgojnë në DASH.

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai tha mbrëmjen e sot në një inetrvistë në “ABC Neës” se kjo nismë është e nxituar, pasi diplomatja Kim përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.

Sipas tij kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Duket sikur kemi hyrë në një marrëdhënie të re qytetare me SHBA. Qytetarët kanë nisur një nismë në rrjetet sociale ku po mbledhin fiorma për një peticion kundër ambasadores Kim të cilat do ja nisin DASH?

Mustafaj: Për mua është rruga e papërshtatshme për t’i përcjellë DASH pakënaqësinë e një grupi njerëzish. Ata që marrin nisma të tilla harrojnë që ambasadorja përfaqëson vendin e saj. Unë nuk di vende të tjera të kenë bërë këtë rrugë, për ndonjë ambasadorë amerikanë.

Pyetje: Sa e nxitur politikisht mund të jetë?

Mustafaj: Nuk e di, kam parë që figura nga PD apo opozita kanë thënë se nuk do ta mbështesin një nismë të tillë.

Pyetje: Gjithçka erdhi pas dy reagimeve, e para me gjestin që Berisha bëri ndaj Alibeajt, dhe e dyta ndaj akuzova që Berisha bëri ndaj ambasadores amerikane për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë?

Mustafaj: Ambasada amerikane, SHBA dhe BE janë nxitësit dhe mbështetësit e Reformës në Drejtësi, pra nuk është hera e parë e ndërhyrjes së ambasadores Kim. Nuk vlen më të merremi me komentet se çfarë bën ambasadorja. Për mua kritikat duhet të merren ndaj gjyqtares jo ndaj ambasadores.

Zjarr Tv Ad