Ish-ministri i Jashtëm zbulon të pathënat: Rama tentoi të takonte Putin, por iu refuzua

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami, thotë se Edi Rama ka tentuar që të takojë Presidentin rus, por një gjë e tillë i është refuzuar dhe se në takim e ka pritur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Islami deklaroi se Edi Rama ka qenë në Moskë si ministër i Jashtëm dhe drejtues i Presidencës së OSBE.

“Gjatë asaj kohe ka ndërruar pozicione, se pavarësisht se nuk është thënë këtu, ai ka tentuar të realizojë një takim me Presidentin Putin në atë kohë si Kryeministër i Shqipërisë. Kërkonte ta shfrytëzonte këtë moment për interesa të brendshme. Kjo gjë nuk është realizuar dhe e ka pritur ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Nuk ka asnjë lloj transparence, shkoni në Ministrinë e Jashtme dhe po gjetët takim të Ramës me Lavrov se çfarë thënë dhe është diskutuar, qoftë dhe dy gisht letër, nuk do e gjeni kurrë. Rama i ka të gjitha gjërat batutë dhe gallatë. Ai mendon se politika e jashtme është lloqe”, u shpreh Islami për MCN TV.

Zjarr Tv Ad