Ish-ministri: Pse akuzohet vetëm Arben Ahmetaj dhe nuk është nën hetim Erion Veliaj që dha leje ndërtimi tek ish-fabrika e bukës?

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me akuzën ndaj Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-fabrikës së bukës.

Manjani shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.

Postimi i Manjanit

Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

D.m.th. nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë…

Reformat kanë kosto…

Zjarr Tv Ad