Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD: Berisha fiton gjyqin në Gjykatën e Parisit nëse Blinken nuk paraqitet

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha mund të fitojë gjyqin në Gjykatën e Parisit, në rast se pala tjetër nuk paraqet asnjë fakt.

Deklarata e Gjates:

Nëse Blinken nuk paraqitet, atëherë konsiderohet që ai s’ka asnjë provë dhe pranohet padia e Berishës. Do të ishte shumë e dëmshme nga pikëpamja politike kjo për Blinken, për emrin që gëzon ky institucion i madh me fuqi të madhe botërore, që të humbte një gjyq për shpifje në Gjykatën e Parisit apo kudo qoftë. Do të ishte një humbje e turpshme”, u shpreh Gjata i ftuar në një intervistë televizive.

Zjarr Tv Ad