Rama, ka diskriminuar rëndë ushtarakët veteranë, pasi ka mbështetur qëndrimet antiligjore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) të Shqipërisë dhe Drejtorive të Saj Rajonale në 12 qarqe të Vendit; ku kanë punësuar individë me pamjaftueshmëri të theksuar profesionale, të katapultuar në poste të larta drejtuese për shkak të militantizmit të tyre politik; të cilët nuk e njohin si duhet, s’e interpretojnë dhe as e zbatojnë saktë ligjin evolutiv nr.7703, dt.11.5.1993
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, (të ndryshuar për të 15ën herë me ligjin nr.10070 , datë 5.2. 2009;) madje, me dashje dhe paramendim antiligjor, s’kanë mbajtur parasysh nenet 13, 14, 29 të ligjit organik nr.10142, datë 15.05.2009; sepse kanë zbatuar VKMnë nr.5/2010, që konstatohet absolutisht e pavlefshme, antikushtetuese, nul, e zeruar, ose juridiksht inekzistente.