Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama, ka diskriminuar rëndë ushtarakët veteranë, pasi ka  mbështetur qëndrimet antiligjore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) të Shqipërisë dhe Drejtorive të Saj Rajonale në 12 qarqe të Vendit; ku kanë punësuar individë me pamjaftueshmëri të theksuar profesionale, të katapultuar në poste të larta drejtuese për shkak të militantizmit të tyre politik; të cilët nuk e njohin si duhet, s’e interpretojnë dhe as e zbatojnë saktë ligjin evolutiv nr.7703, dt.11.5.1993

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, (të ndryshuar për të 15ën herë me ligjin nr.10070 , datë 5.2. 2009;) madje, me dashje dhe paramendim antiligjor, s’kanë mbajtur parasysh nenet 13, 14, 29 të ligjit organik nr.10142, datë 15.05.2009; sepse kanë zbatuar VKMnë nr.5/2010, që konstatohet absolutisht e pavlefshme, antikushtetuese, nul, e zeruar, ose juridiksht inekzistente.

Zjarr Tv Ad