Ish- zv.ministri i Ramës kundër tij, i bashkohet çadrës: Një gjë më bashkon me ju, rrëzimi i kryeministrit

0
2079
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- zëvendësministri i Ramës, Dritan Hila, u bashkua në cadrën e opozitës.
“Duhet të ulim barrierat dhe të komunikojmë me njëri tjetrin për një Shqipëri më të mirë.
“Unë ndaj shumë mendime që janë të përbashkëta me ju por më të shumta janë ato që nuk ndaj” por na mjafton vetëm një gjë që ne të bashkohemi” tha Hila
Nje Shqiperi pa perspektive-
Shumë po largohen, nuk janë vetëm 20- 30 vjeçarët por dhe 50 vjeçarë, miqtë e tij sepse nuk shohin perspektivë dhe kjo është një arsye pse duhet ngritur zëri dhe pse është e nevojshme që të lëmë mënjanë ndasitë dhe të diskutojmë me njëri tjetrin haptas pa dallim i majtë a i djathtë”
Dritan Hila: “Unë erdha këtu për ca gjëra shumë të thjeshta. Jam një 50 vjeçar. Një shok i imi ka ikur emigrant 50 vjeçar. Është e tmerrshme. Një tjetër shok i imi, po 50 vjeç ka ikur rishtas emigrant. Jemi përballë një situate ku nuk ka të majtë e të djathtë. Nuk po ikin vetëm 20- 30 vjeçarët po ikin 50 vjeçarët janë të trembur. Nuk shohin perspektivë jo vetëm për veten e tyre por as për fëmijët. Në këtë moment është e nevojshme që ndasitë tona të bien dhet ë diskutojmë me njëri tjetrin haptas pa dallim i majtë a i djathtë”
Një arsye tjetër pse ishte në çadër “është arroganca. Mua më tërbon kur një individ sillet me arrogancë ndaj një të pafuqishmi. Akoma më nevrikos kjo kur bëhet ndaj opozitës e cila në ditën më të keqe të saj ka përfaqësuar 35 % të shqiptarëve” tha Hila.

Zjarr Tv Ad