Ish-zv.ministrja e Ramës i kërkon kryeministrit: Trego gjithë të vërtetën për bujqësinë, as dylbitë e zonjës ministre s’ta thonë realitetin

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka reguar pas postimit të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se eksportet e produkteve bujqësore në vlerë nominale janë rritur gjatë 2022.

Beqiraj i kërkon Ramës që të tregojë të vërtetën për situatën në bujqësi, teksa shkruan “po të llogarisim indeksin e rritjes së çmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e çimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys”.

Postimi i plotë i Beqirajt:

Disa informacione në ndihmë të Kryeministrit !

Duke analizuar punën e qeverisë Kryeministri na informon që eksportet e produkteve bujqësore në vlerë nominale janë rritur me 17% në periudhën Janar2022 – Nentor 2022.

Por ka edhe një fakt tjetër që sic duket Kryeministrit nuk ja kanë thenë. Pikërisht për 11 mujorin cmimet e produkteve buqësore , në Europë( ku ne kryesisht eksportojmë) jane rritur me më shumë se 14 % , ku frutat edhe perimet jane rritur me 25%.

Po të llogarisim indeksin e rritjes se cmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e cimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys .

Por le të bejmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar . Le ti referohemi indeksit te Bankës Botërore , i cili thotë që indeksi i cmimeve për produktet bujqësore pa perfshirë grurin është rritur 14.9%. Thenë këte rritja reale mesatare e eksportit është ne rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%.

Syzat e mediave padyshim që nuk tregojnë realitetin , por realitetin nuk e tregojnë as dylbitë e vlerës nominale të Znj. Krifca , .

Realitetin e tregon rritja reale, për cdo produkt të portofolit duke e zhveshur nga rritja e cmimeve edhe ne mendimin tim modest , ne 10 vjecarin e qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për buqësinë!

Zjarr Tv Ad