ISHSH mbyll kopshtin në Memaliaj, nuk kishte termometër dixhital

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kopshti i fëmijëve në Memaliaj është mbyllur sërish vetëm një ditë pas hapjes së tij për vogëlushët.

Vendimi është marrë nga ISHSH, i cili pas kontrollit të ushtruar ka konstatuar se nuk ishte pajisur me termometra dixhitalë për matjen e temperaturës së fëmijëve si masë sigurie kundër Covid.

Inspektorët e ISHSH kanë kërkuar zbatimin e të gjitha masave  dhe deri në momentin e pajisjes me termometër kopshti do të qëndrojë i mbyllur.

Kopshti përveçse një dezinfektanti, nuk kishte marrë asnjë masë tjetër për të mbrojtur 15 fëmijë.

Zjarr Tv Ad