Ishte duke qëndruar në makinë, masakrohet me thikë burri

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prizren, të Kosovës, pasi një person është sulmuar me thikë teksa ishte duke qëndruar në makinën e tij. Emri i përsonit të plagosur nuk është bërë ende i ditur, por raportohet se është transportuar në spital, ku po merr edhe trajtim mjekësor. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin e autorit dhe kapjen tij. Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, i cili shkruan:

“Sonte rreth orës 21:50 minuta në afërsi të pompës se vogël IP ne Prizren, është lënduar një person ne koke ku dyshohet te jetë lënduar me një mjet te mprehtë (thikë), në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe emergjenca ,personi i lënduar është duke i trajtuar në emergjencë. Njësitë policore janë duke u marr me këtë rast ,akoma nuk kemi persona te arrestuar, për detaje tjera do te njoftoheni”.

 

 

Zjarr Tv Ad