“Ishte i njëjti që për vrasjen e Klodian Rashës tha se kishte pistoletë”, Salianji reagon ashpër për vdekjen e Lear Kurtit: Të nisin hetimet për Ardi Veliun!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër lidhur me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, pasi u shoqërua në komisariat.

Salianji tha se duhet të nisin menjëherë hetimet për kreun e AMP-së, Ardi Veliun, i cili sipas tij ka tentuar disa herë të mbulojnë ngjarjet që implikojnë policinë në vrasje.

Komentet Salianji i ka bërë teksa ka folur në ABC, ku sipas tij është i drejtues që tha për vrasjen e Klodian Rashës se ky i fundit ishte me pistoletë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits. Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

Kujtojmë se vdekja pas shoqërimit në komisariat e Lear Kurtit, e ka “trazuar” shumë opinionin publik, pasi familjarët e tij dhe policia pretendojnë se ai u vra pas dhunës së ushtruar nga policia.

Zjarr Tv Ad