Ishte pranë PSG-së, West Ham futet në garë për futbollistin italian

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmuesi i Sassuolos Gianluca Scamacca ka qënë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Për futbollistin e kombëtares italiane fillimisht u përfol për një interesim nga skuadrat e Interit dhe Milanit. Më pas Scamacca ishte shumë pranë transferimit tek skuadra e PSG por edhe francezët u tërhoqën.

Në orët e fundit për shërbimet e lojtarit është interesuar edhe skuadra e West Ham. Skuadra e Premier Ligës u interesua fillimisht për Armando Brojën por ishte trajneri Tuchel ai që frenoi marrveshjen. Kjo ka bërë që anglezët ti hedhin sytë diku tjetër dhe duket se Scamacca është profile ideal.

Nga ky transferim skuadra e Sassuolos pritet të përfitoj rreth 40 milionë euro përfshi këtu bonuset.

Zjarr Tv Ad