Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 29-vjeçari në Itali

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi J.Gj, përfundoi në pranga. Autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Zjarr Tv Ad