Ishte tutor i Bashës/ Astrit Patozi: Ndjesa e Berishës është e pasinqertë dhe nuk ka asnjë vlerë…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Astrit Patozi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka diskutuar dhe zhvillimet më të fundit politike në vend. Patozi e ka quajtur Sali Berishën “tutorin e Bashës” dhe ka deklaruar se ndjesa e tij, nuk ka asnjë vlerë, pasi është e pasinqertë.

Ndjesa e Berishës nuk është e sinqertë. Në politikë po të reagosh një minutë vonë, nuk të falet. Berisha duhet të kërkonte falje, jo për pushkatimin tonë pa gjyq. Ja kam bërë hallall, sepse do të isha në një batak atje. Sali Berisha nuk ka përse kërkon falje për ne.

Ai ka qenë në mbështetje të çdo vendimi të Bashës, pavarësisht e ka bërë publike apo jo. Gjithë PD e ka mbështetur Bashën, sepse mendonte që prapa tij ishte Berisha. Kur kërkon ndjesë, mos kërko për Patozin, Topallin, por për rezultatet.

Thuaj Lulzim Basha humbi katër herë rresht, pati debat? Jo. Tre zgjedhje të vejdhura brenda partisë së vet, pati debat në parti? Jo. Dogji mandatet, nuk hyri në zgjedhje, pati debat? Jo. Kjo ndjesë e vonuar nuk ka vlerë.

Është më e rëndësishme që u cënove personalisht dhe duhet të ngrihet PD në mbrojtje të sovraniteti, apo kaq humbje rresht 12 vjet, për shkak të Bashës, duke patur si tutor Berishën nga mbrapa? Është përgjegjësi e përbashkët“, kështu u shpreh  Patozi në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad