Tre kufoma janë gjendur në harkun e 24 orëve në plazhet e Rodosit në Greqi, duke tronditur jo pak opinionin publik vendas.
Trupi i parë u gjet të shtunën pasdite mes Afandou dhe Koymbia, ndërsa dy viktima të tjera janë gjeur këtë të dielë në Glystra Afandou dhe një në Faliraki.
Viktima e parë thuhet të jetë një emigrant pasi ne xhepin e tij ju gjet edhe nje kartë telefoni turke, ndërsa viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi. Sipas mediave greke trupi i gjetur ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur mepantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive dhe këmishë të bardhë.
Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit për të bërë identifikimin e viktimave, ndërsa trupat e tyre janë transferuar për ekzaminim nga mjeku ligjor.