Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas një operacioni antidrogë në Forli, Cesena, Rimini dhe Ravena.
Ansa raporton se gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kg kokainë, 2 kg marijuanë, 200 gr hashash dhe 54 mijë euro.
Një pjesë e drogës është gjetur në makinë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike ishte fshehur në banesën ku rrinin shqiptarët.
Policia tha se kishte bërë hetime, përgjime, vëzhgime me qëllim që të siguronte prova për të arrestuarit, duke i filmuar nëpër takime dhe shitje të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit, të cilët nuk kishin asnjë punë tjeter, lëviznin lirshëm në zonën Romagna. Vlera e përgjithshme e drogës shkonte në treg mbi 1 milionë euro.