Itali/ Përplasen makinat e dy shqiptarëve, një familje në gjendje të rëndë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një familje shqiptare ka pësuar një aksident  të rëndë  përgjatë rrugës Prati pranë varrezave të komunës.

Burri, gruaja dhe djali i tyre 6-vjeçar ishin në automjetin e tyre teksa u përplasën rëndë me një makinë tjetër.

Burri 38-vjeçar, shqiptar me banim në Santorso dhe gruaja e tij u shtruan në spitalin San Bortolo të Vicenza në kushte mjaft të rënda.

6-vjeçari u transportua me helikopter në Verona për shkak të traumave që kishte pësuar.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoferi i makinës tjetër 44-vjeç, i cili ishte shqiptar që jetonte në Piovene.

Zjarr Tv Ad