Itali / Shkatërrohet banda kriminale, italo-shqiptare, në operacionin ‘Ati Ynë’

0
1115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane ka raportuar se arriti të shkatërrojë një bandë italo-shqiptare, e cila merrej me trafikimin e kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit.

Banda në fjalë drejtohej nga shtetasi shqiptar, Viktor Stefanaj 45 vjeç, i cili ndodhej në itali me familje prej disa vitesh.

Sipas policisë Stefanaj merrej me blegtori për të hequr dyshimet për të, ndërsa trafikonte drogën nga Shqipëria dhe e shisnin në zonën bregdetare të Sardenjës.

Lidhur me këtë karabinjerët e Porto Torres shkatërruan rrjetin e përbërë nga 32 persona, italianë dhe shqiptarë. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar 9 persona ndërsa 22 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Arrestimet kanë qenë fryt i një pune dy vjeçare, ku edhe opoeracionin e koduan me emrin “Ati Ynë”, për shkak se Stefanaj lutej kur udhëtonte me drogën në makinë.

Pas arrestimit të Stefanaj, policia italiane sekuestroi 1 kg drogë të përzier. Ndërsa për dy vite shqiptari kishte kryer mbi 150 shkëmbime kriminale.

Zjarr Tv Ad