Italianët ikin me vrap pa paguar për darkën, restoranti beratas u nxjerr bojën: Bëni diçka të bukur me ato lekë

0
420
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.

Resotrant “Guva” ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara:

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Kjo nuk është e para herë që bizneset turistike në Shqipëri shprehin ankesa nga turistët italianë.

Zjarr Tv Ad