Gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Lezhës, u vu ne pranga një I ri, pasi në makinën e tij u gjendën 4 mina me telekomandë.
I riu 29-vjeçarë Endrit Vejsiu, është vëllai I I një prej emrave më të njohur të ekranit, Alketa Vejsiut.
Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.
Për faktin se çështja është ende në hetim dhe dyshohet për të tjerë të implikuar në trafikun e lëndës shpërthyese, Policia e Lezhës ka qenë mjaft hermetike dje në dhënien e detajeve. Por, sipas të dhënave nga burime policore, 29- vjeçari nuk rezulton person me precedentë penalë.
Ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera dhe siç mësohet, është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.