Iu vunë prangat në një lokal pranë shtëpisë/Arrestohet Safet Gjici, ish-kryetari i bashkisë së Kukësit

0
252
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, i cili u largua nga detyra para pak ditësh, pas një afere seksuale dhe korrupsioni të fshehur pas saj.

Arrestimi është urdhëruar nga SPAK me akuzën e “Korrupsionit pasiv”, neni 260. Policia e ka arrestuar në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në zonën e vilave gjermane.

Një video skandaloze u publikua në rrjete sociale dhe media, ku kryebashkiaku Safet Gjici kryente akte seksuale në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Videoja mban tedatën 6 qershor 2023 dhe është regjistruar vetëm pak ditë pasi Safet Gjici ka marrë mandatin e dytë.

Krahasuar edhe me daljet publike të mëparshme të kryebashkiakt Gjici, konfirmohet se videoja është regjistruar në zyrën e tij dhe në orar zyrtar pune, duke përdhosur në këtë mënyrë institucionet shtetërore.

Menjëherë pas publikimit të videos në rrjete erdhi edhe reagimi i SPAK, që nisi hetimet për rastin, duke vënë në akuzë kryebashkiakun Gjici.

Burime jozyrtare nga SPAK konfirmuan nisjen e veprimeve hetimore lidhur me një videoregjistrim ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici shiheh duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

Zjarr Tv Ad