Iva e paska zgjedhur të vetin dhe kësaj radhe e ka seriozisht, domethënë do ta veshë në dasmën e saj, se fustane nusërie deri më tani ka veshur plot. Ca se ia ka dashur puna, e shumë se “Geraldina Sposa” është shtëpia e saj e dytë, ku ajo ka veshur fustane e ka luajtur me nuse sa herë ka dashur.
Por siç thotë edhe vetë me bujarinë më të madhe, nëse ndonjë nuse tjetër e ka caktuar datën dhe i ka pëlqyer fustani i saj i bardhë, janë të lira ta marrin. E sigurt që Mandi dhe Marçela do porosisin një tjetër për të.
Ok, e dimë që edhe ju po prisni datën, edhe ne, edhe ata që i kanë shkruar, edhe… Iva vetë. Lidhje të bukur ka, bashkëjetesë ka, plane për martesë po e po, por data është në dorë të virusit. Kur të vendosë të largohet atëherë do vendosë edhe Iva se kur do vijë dita e “po”-së së madhe. Deri atëherë prova e fustaneve është periudha më e bukur e para dasmës.