Qarkullon një video e qeveritarëve në Dubai/Berisha:”…Nuk ua ndjen për sokratet e vuajtur” (VIDEO)

0
304
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një video ku zyrtarë të qeverisë darkojnë në një prej restoranteve më të njohura në Dubai po qarkullon me shpejtësi nëpër rrjetet sociale.Në video duket Arben Ahmetaj, Arbjan Mazniku, Belinda Balluku dhe Endri Fuga. Thuhet se darka po konsumohet në një restorant të njohur në të gjithë botën, “Nusret”.Pikërisht më 8 janar ministrja Balluku njoftoi se do të merrte pjesë në takimin për koordinimin e projektit të marinës së Durrësit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale, në të cilën shihen zyrtarë të qeverisë shqiptare teksa darkojnë në një prej restoranteve më të njohura në Dubai.Në një postim në facebook, Berisha shprehet se ndërsa ministrat ia shtrojnë në restorantin më të shtrenjtë të globit, invalidët nuk kanë marrë ende shpërblimin dhe as pensionin, ndërsa mijëra qytetarë të tjerë janë përmbytur nga reshjet e shiut që nuk ndalen.Berisha:”Nderkohe qeveritaret hajdute e te pashpirt, Ahmetaj, Balluku, Fuga, Mazniku etj zhgerryhen ne restorantin me te shtrenjte te vendit me te shtrenjte te rruzullit, El Nustret ne Dubai ku nje byftek i thjeshte kushton mijra euro, kurse invalidet nuk marrin shperblimin e as dhe pensionet dhe dhjetra mijra qytetare jane te permbytur. Derrave te kenaqur nuk ua ndjen per sokratet e vuajtur. Pashpirtesi!”

Zjarr Tv Ad