Ivi Kaso rrëzon Alibeaj: Vendimi i gjykatës nuk ankimohet!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Kuvendit të Partisë Demokratike të 11 dhjetorit të mbajtur nga Komisioni i Rithemelimit.

Me vendimin e dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso sqaroi procedurën në lidhje me vendimin që dha sot Gjykata Civile e Tiranës, e cila njohu ndryshimet statuore që u prodhuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Kaso tha për mediat se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Mes të tjerash ai tha se Kuvendi i 18 dhjetorit, i thirrur nga Lulzim Basha, nuk njihet, pasi ishte një ndër kërkesat e miratuara sot nga gjykata.

“Nëse do të keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar.

Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimohej vetëm nga ne. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot”, tha ai.

“Nga momenti që kur është shpallur, ka hyrë në fuqi. Komisioni i Rithemelimit edhe juridikisht do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Ka vetëm një PD, vetëm një simbol të miratuar në 11 dhjetor, vetëm një flamur dhe vulë që menjëherë pas datës 11 dhjetor i depozituam dhe gjykata i regjistroi. Gjykata njohu organin më të lartë, Komisionin e Rithemelimit.

Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm. Ne në momentin që na pranohet kërkesa, nuk kemi nevojë të bëjmë

Zjarr Tv Ad