Izraeli dhe SHBA largohen nga UNESCO

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe SHBA-ja ka ndjekur shembullin e Izraelit, duke e lënë Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), të cilën Uashingtoni e ka akuzuar për paragjykimeve ndaj Izraelit.

“Për fat të keq, UNESCO ka bërë diskriminim sistematik kundër Izraelit. UNESCO është duke u përdorur për të rishkruar historinë nga njerëzit që e urrejnë popullin hebre dhe shtetin e Izraelit”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

SHBA dhe Izraeli kanë bërë të ditur në vitin 2017, por sipas statutit të UNESCO-s, tërheqjet hyjnë në fuqi një vit më vonë, në këtë rast me 31 dhjetor 2018.

Izraeli është anëtarësuar në UNESCO në vitin 1949. Agjencia është më e njohur për programin e trashëgimisë botërore, e cila përcakton vendet kulturore dhe synon të ruajë traditat, por punon edhe në mbrojtjen elirisë së shtypit, promovimin e edukimit për ferma dhe lufton ekstremizmin dhe antisemitizmin. Në Izrael ka nëntë vende që përfshihen në trashëgiminë botërore – ndër tjerash edhe Xhennete Bahai në Haifa, vendin biblik të Masada pranë Detit të Vdekur dhe Qytetin e Bardhë në Tel Aviv. Qyteti i Vjetër në Jeruzalemin Lindor nuk është renditur me ndonjë status territorial të specifikuar. UNESCO ka futur edhe tre vende brenda territoreve palestineze në listën e trashëgimisë botërore. Dalja e Izraelit nga UNESCO nuk do të ketë ndikim në vendet e mbrojtura.

Disa konservatorë izraelitë pyesin nëse tërheqja është masa e duhur. “Unë nuk mendoj se është një vendim i zgjuar”, tha Giora Solar, një arkitekt i cili ka përgatitur disa aplikacione për vendet e trashëgimisë botërore vitet e fundit. “Kjo është politike, sigurisht nuk pajtohem me shumicën e votimeve në UNESCO, por është e politizuar, duke e lënë atë, nuk po dënojmë askënd tjetër përveç vetvetes. UNESCO nuk është kundër Izraelit, por janë vendet që votojnë kundër Izraelit.”

 

Zjarr Tv Ad