Ja çfarë ditkan anglezët…! Qesharakë deri në dhimbje…

0
575
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Hysni Gurra

Sanksionimi prej një viti i Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar (me akuzat për korrupsion dhe krimin e organizuar kishte edhe një lloj misteri- çfarë dinë anglezët që nuk e dimë ne shqiptarët?

Me publikimin e “dosjes”, njeriu nuk di se çfarë të bëjë. Të qeshë? Të mendohet? Të buzëqesh hidhur, apo të thotë se “kaq e patën edhe anglezët”.

Të akuzosh Berishën për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar duke përmendur një djalë me emrin Fation Dautaj, një biznes të Damir Fazlliç, disa shkrime të BIRN apo qurravitjet e Lulzim Bashës?!!
Seriozisht, vendi i MI5?!

Seriozisht Britania e Madhe?!

Seriozisht ish-perandoria më e iluminuar e njerëzimit?!

Po siç duket shenja të tilla duhet këtë dhënë shembja e perandorisë në kohëra.

Ne mendonim se qeveria e Madhërisë së tij përmes institucioneve me famë di gjëra që nuk i di as vetë Sali Berisha, po në të vërtetë “dijenitë” qenkan qarjet e Bashës, shkrimet e BIRN dhe shkelmat e Fatjonit.

Është nga ato momente që nuk ke çfarë bën tjetër veçse të mbushesh me frymë…

Po çfarë duhet bërë me Edi Ramën, që mbushi bashkitë dhe parlamentin me banditë? Çfarë duhet shpallur Edi Rama bazuar në shkrimin e Financial Times, çfarë duhet shpallur Edi Rama dhe shpura e tij përballë aferave qindramilionë euro…?! Ta shpallësh “non grata” duket kompliment, ta shpallësh për në “Hagë” nuk duket mjaftueshëm.

Kur lexon se çfarë ka marrë parasysh qeveria e Madhërisë së Tij, në shpalljen “non-grata” të Berishës, nis dhe ke një mirëkuptim për qeverinë amerikane që nuk jep asnjë shpjegim.

Duket vendi me të cilin anglezët i “ndan” gjuha e përbashkët, kërkon të ruajë seriozitetin pas një misteri…se po të japin kësi materialesh, kushdo do të jetë në pozicionin e fëmijës kur kupton për herë të parë që “Plaku i Vitit të Ri nuk ekziston”.

Çfarëdo lloj vendimi të marrë gjykata në Britaninë e Madhe nuk ka asnjë rëndësi. Duket një pjesë e mirë e shqiptarëve me intuitë e kanë kuptuar padrejtësinë e madhe që ju bë Dr.Berishës.

Ta kishin akuzuar për autoritar, ndoshta shqiptarët do të ishin më mirëkuptues…. Po të akuzosh Berishën për korrupsion dhe krim të organizuar është jo vetëm e padrejtë, por e pagëlltitshme edhe për të majtët shqiptarë.

Në këtë vapë korriku mësuam edhe fuqinë e shërbimeve inteligjente të Britanisë së Madhe …t’i falenderojmë për buzëqeshjen që po na dhurojnë në këto ditë me temperatura të larta…

Zjarr Tv Ad