Ja cilat do të jenë kategoritë që do të vaksinohen falas kundra gripit

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç është përfolur prej disa javësh tashmë, ISHP dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke përgatitur një strategji, ku do të bëjnë falas vaksinën e gripit, për disa kategori që janë të rrezikuara më shumë në popullatë.

Ka qenë Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, e cila në një takim me Manastirliun ka thënë se gjatë kësaj kohe është bërë vlerësimi i kategorive të riskut të cilët duhet të vaksinohen ndaj gripit por që njëhkohësisht janë edhe më të prekshëm nga Covid19.

“Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëhkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19”, tha Bino.

Zjarr Tv Ad