‘Ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit’/ Noka kujton Nënë Terezën: Komunistët nuk e njihnin Zotin e as Nobelin

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit, me prue dashni dhe paqe mbar gjithë botën’.

‘Këto janë fjalët e nobelistes shqiptare e cila bëri disa herë lutje me pa Shqipërinë, por komunistët nuk e njihnin Zotin e as Nobelin’, shkruan Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka në ditëlindjen e Nënë Terezës, e cila u lind në vitin e largët 1910.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ‘Nënë Tereza i shndërroi vlerat më të mira të shqiptarit në vlera të gjithë njerëzimit, prandaj emri i saj nderon shqiptarët kudo që ndodhen’.

Postimi i tij:

“Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit, me prue dashni dhe paqe mbar gjithë botën”.

“Këto janë fjalët e Nënë Terezës, e lindur si sot, në vitin e largët 1910. Nobelistja shqiptare bëri disa herë lutje me pa Shqipërinë, ku kishte nënën dhe motrën, por komunistët nuk e njihnin Zotin e as Nobelin. Nënë Tereza i shndërroi vlerat më të mira të shqiptarit në vlera të gjithë njerëzimit, prandaj emri i saj nderon shqiptarët kudo që ndodhen.”

Zjarr Tv Ad