Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur pas tensioneve në sallën e Parlamentit sot, ku situata agravoi sërish në ndezje flakadanësh dhe zjarr, duke shkaktuar kaos dhe mbyllje të seancës.
Noka i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.
Ai u shpreh qeveria është për t’i vënë flakën, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ekziston vota e lirë dhe zgjedhjet.
“Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës.
A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, tha ai.